TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2026, 13:16

40-vjeçari i vë zjarrin banesës dhe largohet, flakët përfshijnë pallatin në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti
40-vjeçari i vë zjarrin banesës dhe largohet, flakët
40-vjeçari i vë zjarrin banesës dhe largohet

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës. Flakët janë konstatuar fillimisht nga banorët, të cilët, pasi kanë vënë re tymin, kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse të Lushnjës bëri të mundur izolimin e flakëve në apartamentin e katit të tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera.

40-vjeçari i vë zjarrin banesës dhe largohet, flakët

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pronari i banesës, rreth 40 vjeç, i ka vënë zjarrin në disa zona të apartamentit dhe më pas është larguar.

40-vjeçari i vë zjarrin banesës dhe largohet, flakët

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se 40 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po punohet për gjetjen e tij, pasi sapo i ka vënë flakën banesës është larguar.

flakët përfshijnë pallatin në lushnje

Lini një Përgjigje