TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2026, 09:37

I dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje, kush është 51-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje, kush
Pamje nga operacioni

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Misku, i cili kërkohej nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonjë e kishte dënuar në korrik të vitit 2022 me 5 vite, 11 muaj e 14 ditë burg.

Sipas autoriteteve, 51-vjeçari akuzohet për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “vjedhje në rrethana rënduese”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e tij, çka çoi në finalizimin e operacionit policor në kryeqytet.

Misku u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

"Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e 90-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

I dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 51-vjeçari.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Itali, organizuan dhe finalizuan fazën e 90-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të kësaj faze, në Tiranë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Ylli Misku, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.", njofton policia.

Lini një Përgjigje