TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 13:09

Revolta qytetare në Rrjoll, Qori në mbështetje të banorëve: Po vidhen pronat, rrethimet me tela janë skandaloze

Shkruar nga Pamfleti
Revolta qytetare në Rrjoll, Qori në mbështetje të
Arlind Qori

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë, dhe deputeti Redi Mucci, ishin sot në Rrjoll, atje ku banorët, të mbështetur nga disa dhjetra qytetarë që prej ditësh protestojnë në Tiranë, shkulën rrethimin e vendosur nga kompania e Bashkim Ulajt, që synon të ndërtojë një resort, në tokat e pretenduara nga vendasit.

Ndërsa shprehën solidaritetin me banorët e Rrjollit, të cilëve iu janë grabitur tokat, Qori dhe Mucci, e konsideruan të paligjshëm rrethimin me kangjella dhe tela me gjemba të tokës ku kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit.

Qori tha për Report TV se rrethime të tilla i ndalojnë qytetarëve kalimin në det.

“Si mund të rrethosh me tela me gjemba, kalimin e qytetarëve në det. Kjo është e paligjshme dhe është mbështetur mbi vjedhjen e pronave të qindra qytetarëve. Pronarët me letra janë 1 e 2, ndërsa të shpronësuarit nga oligarkët janë me qindra. Padrejtësi ndaj pronarëve legjitim, ndaj publikut të gjerë. Këtu janë zona të mbrojtura, si mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Përparësinë e kanë ata, ne jemi solidarë me ta”, tha Qori.

 

rrjoll pronat banore

Lini një Përgjigje