Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai.

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Mësohet janë lëshuar 20 masa sigurie deri tani.
Në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie 'arrest me burg' është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
Dyshohet se biznesmenët janë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave në kuadër të një grupi kriminal, para që janë gjeneruar në fushën e ndërtimit të këtyre biznesmenëve.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK të japë më shumë detaje mbi rezultatet e hetimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në dosje.
Orest Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Në prill të këtij viti, Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.
Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë.
Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai, por nuk ka ende informacion nëse ndaj tyre është vendosur masë sigurie.
Disa prej emrave për të cilët janë lëshuar masë sigurie:
Abedin Koçeku
Orest Sota
Artur Shehu
Ilir Shtufi
Edmond Jaupi
Orges Birçaj
Baftri Troci
Gëzim Islami
Dritan Aga
Ka gjithe kohes qe antimafia italiane, prokurorite ne belgjike dhe hollande autoritetet britanike sidomos , qe flasin e flasin qe ne ndertimet e kullave ne Tirane pastrohen parate etrafikut te droges, dhe nga ana tjeter nje kryeminister i papergjegjshem pjese e kesaj skeme, qe jo vete as qe ka reaguar ndonjehere por eshte perfituesi kryesor i ketyre parave te pista. Asnje lloj biznesi nuk te jep kete lloj fitimi per ekspansion te tille.Ku jane institucionet sheterore, agjencite ligjzbatuese te vendit si agjencia inteligjences financiare, tatimet, krimi ekonomik ne Policine e shtetit sherbimi informativ, banka qendrore etj. I madh e i vogel e dine ne Shqiperi qe ndertuesit me te medhenje ne vend si Mand Lilo, Ulaj, Zamir Mane, Orioni Ilir shtifi, Orrst Sota etj me aktivitetin e tyre vetem pastrojne parate e pista. 1 000 here kemi thene qe keto apartamentr nuk shiten, cmimet jane jashte cdo lloj llogjike. Por ai qe e kundershton me force eshte kryeministri vendi qe me vetedije e ka lene kete situate te degradoje derii ne kete faze. Eshte pjese e skemes, koka. Dhe akoma prerendon te qendroj ne ate detyre. Kete monster ta fusesh ne burg i ke bere nder.
Po pse i quani biznesmene more te paudhe ata jane trafikante. Te pakte quajini te dyshuar per... por jo biznesmen se nuk duhet ndotur ky emer sepse biznesi i rregullt dhe i ndershem eshte burim zhvillimi dhe mireqenie.
sic thote komenti me pare, eshte ndertuesi i fshehur edhe aleksander frangaj dhe vellai i tij me ushtaret e tij, po ndertojne kulla Lion Residence 1, 2 tirana 1 tower xhanfize keko, tirana 2 tower kashar, kompleksi te rrotullimi i Tegut, 17 kullat ne farke dhe kullat ne vlore (ajo me donald veshaj pronar e vullnet sinaj). Tendera pa fund, pretendimi per te legjitimuar parate, po pastrojne parate e droges per tre vite kompani. Ketu perfshihen edhe Zamir Mane, Agim Zeqo (Redbulli), Vullnet Sinaj dhe opozitare etj.
Nje gje eshte e sigurt, I gjati nuk na ka tradhetuar.
NE PLOTESIM TE KOMENTIT TE LONIT PO SJELL CKA KA DENONCUAR PAMFLETI: "Pastrim parash te Terminali Lindor i Tiranës e Roland Ziut dhe te kulla e Ervin Matës. Pamfleti ka denoncuar shpesh, aktivitetin e këtyre dy trafikantëve, që kanë bërë biznese ndërtimi, hotelerie e transporti, duke marrë leje, licenca, toka, fonde publike dhe koncesione nga krye bashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj e kryeministri Edi Rama. Ndërtimi i Terminalit Jug-Lindor të Tiranës, për udhëtarët e linjave Tiranë-Elbasan-Pogradec-Korcë-Ersekë, i financuar 100% nga trafikanti Roland Ziu, dhënë si shërbim koncesionar 20 vite nga Bashkia e Tiranës, me Vendim Nr. 86 datë 29.12.2016. Pazarin e këtij koncesioni, krye bashkiaku Erjon Veliaj e nisi në dhjetor 2015, vetëm 6 muaj pas marrjes së mandatin e parë, duke i miratuar firmës “Praslin investment” të trafikantit Roland Ziu, kërkesën për ndërtimin e Terminalit Lindor të Tiranës, me Shkresë Nr. 21864, datë 18.12. 2015. Investimi i afro 100 milionë Euro, nga trafikanti Ervin Luan Mata, në ndërtimin e kullës 100 metër të lartë, të quajtur “Ekspozita Building”, me vend-ndodhje midis Gjykatës dhe Drejtorisë së Policisë-Tiranë. Leja e ndërtimit të kullës, i është dhënë në datën 8 nëntor 2019, propozuar nga krye bashkiaku Erjon Veliaj dhe miratuar e firmosur nga kryeministri Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe nga Belinda Balluku si Ministre e Infrastrukturës. po e doni ta lexoni te plote klikoni ne: https://pamfleti.net/anti-mafia/pastrim-parash-te-terminali-lindor-i-tiranes-e-roland-ziut-dhe-te-kul-i208923