TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2026, 11:54

Vrau me thikë vajzën e tij në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e Fadi Alwan në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt 2025 dhe në Rinas 49-vjeçari u prezantua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.

Vrau me thikë vajzën e tij në Tiranë, Libani refuzon
Fadi Alwan akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka shpallur zyrtarisht si të arratisur palestinezin 49-vjeçarin, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç.

Ngjarje ka ndodhur në shkurt 2025 në Tiranë.

Vendimi i gjykatës u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në Liban më  23 prill 2025.

Përmes një shkrese yë datës 18.09.2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se republika e Libanit la refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai.

Pas ngjarjes, drejtësia shqiptare caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për palestinezin për "vrasjes për shkak të rrethanave familjare", masë që nuk mund të ekzekutohet dhe për këtë shkak gjykata deklaroi ikjen e tij.

22-vjeçarja, Rayyan Alwai u gjet e vdekur në një apartament me qira ditore në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ajo ishte futur në Shqipëri nga Rinasi më 19 shkurt bashkë me të atin, ndërsa ky i fundit ishte larguar pa të, më 22 shkurt 2025.

Si ndodhi ngjarja?

Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt 2025 dhe në Rinas 49-vjeçari u prezantua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.

Prenotimi i biletave për të ardhur në vendin tonë është bërë disa orë para udhëtimit dhe sapo shkelën në tokën shqiptare iu drejtuan banesës që kishin marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Natën e parë ata kanë fjetur në katin e parë të banesës 3-katëshe, dhe më pas me pretendimin se nuk u ka pëlqyer dhoma, më datë 20 kanë qëndruar në katin e tretë të vilës, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.

Motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende mister. E reja nënë e 3 fëmijëve ishte divorcuar, dhe të vegjlit jetonin në Liban me babanë e tyre, Në Gjermani Rayyan Alwan nisi një jetë të re, dhe afrimi i saj me traditat perëndimore dyshohet se u bë shkak për probleme të vazhdueshme të 24-vjeçares me familjen e saj, prindërit dhe vëllezërit. Për këto shqetësime vajza kishte bërë edhe denoncim në polici në Gjermani.

Hetuesit ende dyshojnë se në planin për të vrarë vajzën të jetë përfshirë edhe nëna e saj, megjithatë për këtë pistë mungojnë ende provat bindëse.

Që prej shkurtit, trupi i pajetë i të resë ndodhej në morgun e Tiranës, dhe u tërhoq vetëm pak ditë më parë nga një avokat i ardhur nga Libani, ndërsa u përcoll në banesën e fundit nga dy vëllezërit e saj në Gjermani, ku dhe është varrosur.

vrau me thikë vajzën e tij në tiranë gjykata e bejrutit refuzon ekstradimin e fadi alwan

Lini një Përgjigje