TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2026, 14:18

Netanyahu në një mendje me Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore sa të jem kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
Netanyahu në një mendje me Trump: Irani nuk do të ketë
Netanyahu-Trump

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë të njëjtën qasje sa i përket programit bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu ritheksoi vendosmërinë e tij për të penguar Teheranin që të pajiset me armë bërthamore, duke nënvizuar se “sa të jem kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.

Ai shtoi se mes tij dhe presidentit amerikan Donald Trump ekziston “dakordësi e plotë” për këtë çështje, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy vendeve si të rëndësishëm për sigurinë rajonale.

Netanyahu kujtoi gjithashtu se prej më shumë se tre dekadash ka qenë i angazhuar në përpjekjet për të kundërshtuar programin bërthamor iranian në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, në mungesë të këtij presioni të vazhdueshëm, Irani do të kishte siguruar prej kohësh kapacitete bërthamore që mund të përdoreshin kundër Izraelit.

Kryeministri izraelit përsëriti akuzat ndaj Teheranit se synon shkatërrimin e Izraelit dhe deklaroi se ka “kushtuar jetën” për të parandaluar një zhvillim të tillë.

Në përfundim, Netanyahu rikonfirmoi se gjatë kohës që ai drejton qeverinë izraelite, nuk do të lejohet që Irani të zotërojë armë bërthamore.

1 Komente

  1. A
    A

    Po bën çmos për mbijetesë.

    Lini një Përgjigje