TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2026, 13:39

I vunë miliona lekë gjobë, dy persona rrëmbejnë dhe dhunojnë 32-vjeçarin nga Shijaku; detajet

Shkruar nga Pamfleti
I vunë miliona lekë gjobë, dy persona rrëmbejnë dhe
Pamje nga ngjarja

Një rrëmbim i ndjekur nga dhunë fizike dhe kërcënime për para është zbardhur nga policia, pas një ngjarjeje të ndodhur më 31 mars 2026 në zonën e Shijakut.

Sipas hetimeve, një 32-vjeçar u mor me forcë nga tre persona dhe u transportua në një ambient privat në Xhafzotaj, ku u mbajt për disa orë nën presion. Autorët dyshohet se ushtruan dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme me qëllim përfitimin e një shume parash.

Policia identifikoi dhe arrestoi Hysen Nezën, 33 vjeç dhe Kevin Nezën, 25 vjeç, si pjesë e grupit, ndërsa një tjetër person, J. N., 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Ndërhyrja erdhi pas kallëzimit të bërë nga vetë viktima, çka çoi në organizimin e operacionit të koduar “Hijet” nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 5 automjete, 5 telefona celularë dhe një shumë parash, që dyshohet se lidhen me këtë aktivitet kriminal dhe do të përdoren si prova në vijim të hetimeve.

Autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e personit të tretë dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

"Një operacion policor i koduar “Hijet” është finalizuar në Tiranë, duke çuar në zbardhjen e një rasti të rëndë rrëmbimi dhe dhune për qëllime përfitimi financiar.

Sipas njoftimit zyrtar, tre persona dyshohet se kanë marrë me forcë një 32-vjeçar më 31 mars 2026, duke e transportuar në një ambient privat në Xhafzotaj, ku e kanë mbajtur për disa orë nën kërcënim dhe dhunë fizike, me synim për t’i marrë një shumë parash.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga viktima.

Në kuadër të ndërhyrjes policore, u vunë në pranga dy prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër, J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 5 automjete, 5 telefona celularë, një shumë parash si dhe sende të tjera të kundërligjshme që pritet të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

rrembyen nje 32-vjecar ne shijak

Lini një Përgjigje