TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 20:08

Mediat e huaja “bëhen lëmsh”, e paraqesin Rrjollin si revoltë kundër investimit të Kushner

Shkruar nga Pamfleti
Mediat e huaja “bëhen lëmsh”, e paraqesin Rrjollin si
Protesta sot në Rrjoll

Protesta e zhvilluar të shtunën në Rrjoll të Velipojës ka krijuar konfuzion në një pjesë të mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar gabimisht se tubimi lidhej me investimin e Jared Kushner në jug të Shqipërisë.

Ndërsa prestigjiozja britanike “The Guardian” raportoi saktë se protesta në Rrjoll kishte të bënte me kundërshtimin e një resorti tjetër turistik dhe me pretendimet e banorëve për çështje pronësie, disa media të tjera ndërkombëtare kanë bashkuar dy ngjarje të ndryshme në një raportim të vetëm.

Mediat e huaja “bëhen lëmsh”, e paraqesin Rrjollin si

Mes tyre është edhe Al Jazeera, e cila në raportimin e saj shkruan: "Protestuesit u përplasën me policinë shqiptare në vendin ku po ndërtohet një resort luksoz turistik me mbështetjen e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump. Demonstrata të mëdha u zhvilluan gjithashtu në Tiranë të premten, ndërsa po rritet kundërshtimi ndaj projektit prej 5.7 miliardë dollarësh pranë ligatinave të mbrojtura."

Mediat e huaja “bëhen lëmsh”, e paraqesin Rrjollin si

Në këtë mënyrë, media ndërkombëtare e paraqet protestën si të lidhur me investimin e Kushner, ndërkohë që protesta në Rrjoll është zhvilluar në veri të vendit, në zonën e Velipojës, dhe ka nisur prej muajsh për shkak të kundërshtimeve të banorëve ndaj një resorti tjetër turistik dhe pretendimeve për pronat.

Rrjolli ndodhet qindra kilometra larg Zvërnecit, ku po planifikohet investimi i lidhur me Jared Kushner. Dy projektet nuk kanë të njëjtët investitorë, nuk ndodhen në të njëjtën zonë dhe nuk lidhen me të njëjtat pretendime të komunitetit lokal.

rrjoll kushner

1 Komente

  1. P
    Pal

    Normal vetëm sulmi ndaj Trump i intereson

    Lini një Përgjigje