TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2026, 15:24

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin për 2 mln euro, publikohen fotot e të rinjve

Shkruar nga Pamfleti
Morën peng dhe dhunuan biznesmenin për 2 mln euro, publikohen fotot e
Hysen dhe Kevin Neza

Publikohen fotot e Hysen dhe Kevin Neza, dy të rinjtë e arrestuar për rrëmbimin e një biznesmeni në Tiranë. Ndërkohë, në kërkim policor është shpallur edhe Jurgen Neza, i dyshuar si bashkëpunëtor në të njëjtën ngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, tre personat dyshohet se kanë marrë peng një biznesmen 33-vjeçar në zonën e ish-Parkut në kryeqytet. Në momentin e ngjarjes, ai ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se sapo biznesmeni është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar. Njëri prej tyre mbante kapele dhe syze, ndërsa dy të tjerët, të identifikuar si vëllezërit Neza, dyshohet se kishin vendosur maska farmacie dhe syze për të fshehur identitetin.

Sipas akuzës, ata janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe, duke përdorur këtë mashtrim, e kanë detyruar 33-vjeçarin të hipte në automjet, duke realizuar kështu rrëmbimin.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Si ndodhi ngjarja?

Viktima, F. Sula, 32 vjeç, i angazhuar në fushën e ndërtimit, ishte kthyer nga jashtë rreth dy muaj para ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, ai kishte qenë nën vëzhgim për një periudhë kohe, gjatë së cilës autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin përgatitur planin e rrëmbimit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Parkut në Tiranë. Pasi ishte larguar nga një lokal dhe kishte hyrë në një rrugicë, 32-vjeçarit i janë afruar tre të rinjtë e maskuar. Njëri prej tyre mbante kapele dhe syze, ndërsa dy të tjerët maska farmacie dhe syze.

Sipas hetimeve, ata janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe, duke përdorur këtë identitet të rremë, e kanë detyruar biznesmenin të hipte në një automjet.

Pas rrëmbimit, autorët i kanë kërkuar fillimisht shumën prej 2 milionë eurosh. Pas refuzimit, ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe e kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Duke këmbëngulur se nuk dispononte këto shuma, biznesmeni ka bërë që kërkesa të reduktohej më tej në 500 mijë euro.

32-vjeçari është mbajtur gjatë natës në një magazinë në zonën e Xhafzotajt, në Durrës, ku dyshohet se është dhunuar. Ai është liruar në orët e mëngjesit, me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

Menjëherë pas lirimit, ai është paraqitur në polici dhe ka kallëzuar ngjarjen, duke dhënë informacion të detajuar që çoi në identifikimin e autorëve. Sipas burimeve, identifikimi është bërë edhe përmes kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të ndjekur, ku autorët shfaqen të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët mund të kenë siguruar informacion për viktimën nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se u kanë dhënë të dhëna mbi gjendjen financiare të tij.

Lini një Përgjigje