TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 10:42

Makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinjtë në Devoll

Shkruar nga Pamfleti
Makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët, shpëtojnë
Foto nga vendgjarja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Hoçisht–Gracë, në bashkinë Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë, të cilët së bashku me drejtuesin kanë mbetur të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Pas përmbysjes, situata është përshkallëzuar, pasi mjeti ka marrë flakë, duke krijuar rrezik serioz për jetën e tyre. Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti në flakë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Lini një Përgjigje