TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 14:37

Vrau Artur Cangun në Nikël, Gjykata lë në burg Eduart Afmatajn

Shkruar nga Pamfleti

Vrau Artur Cangun në Nikël, Gjykata lë në burg Eduart

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Afmatajn, i dyshuar si autor i vrasjes së Artur Cangut, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Bruz Malit të Niklës.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy personave dyshohet se ka nisur për një çështje prone. Burimet bëjnë me dije se fillimisht ka qenë Artur Cangu ai që ka goditur Afmatajn me një kosë të vogël në krah.

Më pas, Afmataj dyshohet se ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar 48-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar disa orë më vonë nga forcat e policisë në një zonë të thellë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes", informoi policia. 

Lini një Përgjigje