TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 13:48

Grabiten 40 mijë paund nga kasetat e marketit në Tiranë, zbardhet skema e 'skifteres' që përdori çelësin e vjedhur

Shkruar nga Pamfleti

Grabiten 40 mijë paund nga kasetat e marketit në Tiranë, zbardhet

Një rast vjedhjeje është zbuluar në Tiranë, ku një shumë prej 40 mijë paundësh është marrë nga kasetat e depozitimit në një market, përmes një skeme të përgatitur me detaje.

Sipas të dhënave hetimore, shtetasja M. Xh. dyshohet se ka ndërtuar planin disa ditë para ngjarjes. Ajo ka hyrë në ambientet e marketit dhe ka arritur të marrë çelësin origjinal të njërës prej kasetave që përdoren nga klientët për të lënë sendet personale.

Pas konstatimit të mungesës së çelësit, punonjësit e marketit e kanë zëvendësuar atë me një kopje tjetër, pa pasur dijeni për përdorimin e mundshëm të çelësit të vjedhur.

Ditën e ngjarjes, një klient, punonjës në një pikë këmbimi valutor, ka depozituar në kasetë një çantë me 40 mijë paund, duke përdorur çelësin e ri. Në të njëjtën kohë, e dyshuara ka përdorur çelësin origjinal për të hapur kasetën dhe për të marrë shumën, pa krijuar dyshime të menjëhershme.

Hetuesit arritën të lokalizojnë shumën e vjedhur në ambientet e subjektit ku punonte M. Xh. Paratë u sekuestruan si provë materiale, ndërsa ndaj saj është ngritur akuza për vjedhje.

"Në kuadër të operacionit të koduar “Kaseta”, u vu në pranga shtetasja M. Xh., pasi dyshohet se ka vjedhur 40 000 paund, të lëna përkohësisht, në kasetën e depozitimit në një market, nga një blerës (punonjës në një subjekt për këmbimin e valutave).

Shuma e paundeve u gjet në subjektin ku punonte shtetasja M. Xh., dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", thuhet nw njoftimin e policisw. 

 

vidhen 40 mije paund ne tirane

Lini një Përgjigje