TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2026, 16:59

“Do pushtojmë ishullin Kharg”/ reagon Teherani: Aventurizëm i pamatur, provojeni fatin

Shkruar nga Pamfleti
“Do pushtojmë ishullin Kharg”/ reagon Teherani:
Trump dhe ishulli Kharg

Zyrtarët iranian e kanë quajtur aventurizëm të pamatur kërcënimin e Presidentit amerikan, Doland Trump se SHBA do të marrë c.  

Ambasadori i Iranit në Pakistan, Reza Moghadam tha se SHBA-ja po justifikon luftën duke anashkaluar zgjidhjen paqësore. Ai shtoi se nëse Trump dëshiron të dijë se sa shanse ka që të arrijë këtë qëllim është i hapur ta provojë.

"Aventurizmi i pamatur i SHBA-së dhe qasja e guximshme dhe e paturpshme e SHBA-së, praktikisht vërtetuan se SHBA-të po kërkojnë politikë të zjarrit dhe sharlatanizëm në vend të një zgjidhjeje thelbësore paqësore me vullnet të mirë. Nëse ai dëshiron ta provojë shansin e tij, është në rregull, por përvojat kanë treguar se në fund të ditës dhe pas cikleve të tensionit, ai fiton më pak se më parë", tha ai.

Kujtojmë se Donald Trump k[rc[noi ditën e sotme se SHBA-ja ka për të marrë ishullin Kharg "në një të ardhme jo shumë të largët dhe për të marrë "kontroll të plotë" të industrisë së naftës dhe gazit të Teheranit.

ishulli kharg irani

Lini një Përgjigje