TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2026, 13:39

Ktheu banesën në laborator droge, arrestohet 29-vjeçari që drejtonte trafikun e kokainës në një qytet Itali

Shkruar nga Pamfleti

Ktheu banesën në laborator droge, arrestohet 29-vjeçari që

Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikimit të kokainës në Cremona, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve shqiptar.

Të paktën 6 kg drogë e cilësisë së lartë (kokainë, hashash dhe marijuanë), pajisje dhe shuma parash u sekuestruan si prova materiale, teksa banesa ishte kthyer në laborator kokaine.

Italiani i arrestuar është 34 vjeç, kurse shqiptari 29 vjeç, që dyshohet si furnizues me mall i të parit. Të dy ishin me precedentë penalë të mëparshëm dhe të skeduar. Shqiptari kishte qenë i akuzuar ehde për krimin ndaj pronës, teksa ishte person në kërkim.

Policia tha se përveç kokainës gjeti edhe hashash e marijuanë. Në kontrollin fizik në rrugë u gjetën sasi të vogla droge kokainë, hashash dhe 1300 euro cash, kurse në banesë u zbuluan rreth 5 kg hashash , e ndarë në doza dhe pako të ndryshme; 250 gramë substancë narkotike të tipit marihuanë, e ndarë në qese të ndryshme; 212 gramë substancë narkotike të tipit kokainë, nga të cilat 8 doza gati për shitje dhe një pako e vetme 100 gramë ende për t’u ndarë.

Gjithashtu një peshore për peshimin e substancave të ndryshme narkotike; një makinë paketimi me vakum; materiale të ndryshme paketimi; 1,325 euro të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme; një telefon celular, i gjetur në posedim të burrit dhe me shumë gjasa i përdorur për trafik droge. 

arrestohet trafikanti shqiptar ne itali

Lini një Përgjigje