TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2026, 10:31

Falsifikonte pasaporta bullgare, kapet me 21 dokumenta 49-vjeçari në Dibër, e pëson edhe zyrtari

Shkruar nga Pamfleti
Falsifikonte pasaporta bullgare, kapet me 21 dokumenta 49-vjeçari në
Dokumentet e sekuetsruara

Një 49-vjeçar, i identifikuar si Eduart Tola, ka rënë në prangat e Policisë së Dibrës pasi u kap në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara. Ndalimi u krye në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, ndërsa ai po transportonte materiale që dyshohet se përdoreshin për pajisjen e shtetasve me pasaporta bullgare.

Hetimi për këtë rast u zhvillua për rreth një muaj nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, pas informacioneve për një aktivitet të organizuar falsifikimi në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Sipas të dhënave hetimore, dokumentet e gjendjes civile përgatiteshin në mënyrë të paligjshme për t’i paraqitur shtetasit si banorë të kësaj zone.

Në këtë skemë, është përfshirë edhe administratori i njësisë administrative Ostren, Ndriçim Sula, për të cilin ka nisur procedimi penal për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. 

Operacioni çoi në ndalimin e Tolës në dalje të territorit shqiptar, ndërsa në automjetin e tij u gjetën dokumente për 21 shtetas të ndryshëm, të dyshuara si të falsifikuara, të destinuara për përdorim në Bullgari.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara se disa shtetas falsifikonin dokumente të gjendjes civile me qëllim pajisjen e personave të ndryshëm me vërtetime sikur janë banorë të njësisë administrative Ostren dhe më pas këto dokumente do t’i dërgonin në Bullgari, me qëllim pajisjen me pasaporta bullgare, kanë nisur hetimet proaktive, të ndjekura me metoda speciale hetimi, për rreth 1 muaji, për goditjen e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve të kryera, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”, ku, si rezultat, në dalje të PKK Bllatë, u bë ndalimi i shtetasit E. T., 49 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

N. S., 53 vjeç, banues në fshatin Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë;

B. M., 62 vjeç, banues në fshatin Lejçan, ish-administrator i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Këta dy shtetas gjatë ushtrimit të detyrës dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke lëshuar dhe falsifikuar dokumente të gjendjes civile për persona të ndryshëm, me qëllim përfitimin e pasaportave të shtetit bullgar.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

falsifikim dokumentesh

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nga mbiemri eshte gollobordes, pra bullgar foles. Pastojini keta qelbesira nga trojet tona para se te na zhdukin fare.

    Lini një Përgjigje