TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2026, 14:17

Aksident me vdekje, automjeti godet këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje, automjeti godet këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bicaj-Kukës, ku një këmbësor u godit nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes ka humbur etën në vendngjarje shtetasi I.H, 64 vjeç.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj - Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin  e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

aksidenti kukes viktima

Lini një Përgjigje