TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2026, 10:57

Aksident i trefishtë në Rrogozhinë-Lushnje, shoferi ngec në makinë; nxirret me ndihmën e zjarrfikëses

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në Rrogozhinë-Lushnje, shoferi ngec në

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat.

Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në përplasje si pasojë e një manovre të gabuar parakalimi. Nga aksidenti, dy mjete kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër, tip “Skoda”, ka përfunduar i përplasur në barrierën metalike anësore, në anën e drejtuesit.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e zjarrfikësve të Lushnjes. Pas mbërritjes në vendngjarje, ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga mjeti.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar disa fraktura në trup.

Në ndihmë kanë ardhur edhe kalimtarë të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për të spostuar automjetin nga barriera, duke kontribuar në shpëtimin e drejtuesit 30-vjeçar.

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe, pasi i plagosuri u dërgua në spital, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve.

Lini një Përgjigje