
Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Gramshit, ku një person ka humbur jetën gjatë një eksplorimi në natyrë.
Viktima ishte shoferi i një autobuzi me turistë. Ai është identifikuar si Robert Xhangolli ndërsa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me të tjerë persona dhe më pas ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia.
Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur menjëherë grupi i MZSH-së për të ndërhyrë dhe për të verifikuar situatën në terren.
Sakaq, në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje