TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2026, 10:24

Qëlloi veten me armë gjahu në banesë, humb jetën 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi veten me armë gjahu në banesë, humb jetën

Një 35-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, teksa nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga arma e gjahut.

Dyshimet e para janë se viktima, në rrethana të paqarta, qëlloi veten me armë gjahu në banesën e tij, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Raportohet se viktima humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit rajonal në Durrës.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit, ku rreth orës 08:45, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokuroria e Durrësit, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe dinamikën e incidentit.

 

durres policia vrasje

Lini një Përgjigje