Kombëtarja e Portugalisë ka mbërritur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës 2026. Në krye të ekipit është Kristiano Ronaldo, i cili u shfaq i motivuar dhe në formë të mirë fizike përpara nisjes drejt turneut më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Në një prononcim për mediat para fluturimit transatlantik, kapiteni i Portugalisë shprehu entuziazmin e skuadrës për pjesëmarrjen në Botëror.
“Jemi shumë të lumtur. E dimë se Botërori është gjithmonë një garë e veçantë. Po shkojmë me shumë shpresë. Nga ana fizike jam mirë, a nuk i keni parë ndeshjet?”, tha Ronaldo me humor.
Për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ky pritet të jetë Botërori i gjashtë dhe i fundit në karrierë. Sulmuesi portugez synon të realizojë një nga objektivat më të mëdhenj të karrierës së tij, fitimin e trofeut të Kupës së Botës, i vetmi trofe madhor që mungon në palmaresin e tij.
Portugalia do të garojë në Grupin K, ku konsiderohet favorite për të siguruar vendin e parë. Luzitanët do të përballen me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë në fazën e grupeve.
Kalendari i ndeshjeve të Portugalisë në Grupin K:
17 qershor: Portugali – Kongo
23 qershor: Portugali – Uzbekistan
27 qershor: Portugali – Kolumbi
I pyetur për objektivat dhe strategjinë e skuadrës, Ronaldo theksoi rëndësinë e fokusimit te çdo ndeshje.
“E rëndësishme është të përfundojmë të parët në grup dhe më pas të ecim ndeshje pas ndeshjeje, hap pas hapi, me qetësi dhe vetëbesim”, deklaroi ai.
Me eksperiencën e Ronaldos dhe një skuadër konkurruese, Portugalia synon të luajë një rol protagonist në Botërorin 2026 dhe të shkojë sa më larg në garë.
Le GOAT ???? est là ! ????????????pic.twitter.com/EnyXe4gu5s
— Foot Mercato (@footmercato) June 13, 2026
Lini një Përgjigje