Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një ndjekjeje në zonën e qendrës, ku u konstatuan manovra të rrezikshme në qarkullim.
I arrestuari i idekntifikuar si Mishel Prela u ndalua pranë sheshit “Wilson”, ndërsa drejtonte automjetin në kushte që rrezikonin sigurinë rrugore.
Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe shtoi shpejtësinë, duke përplasur edhe automjetin e efektivëve gjatë tentativës për t’u larguar.
Ndjekja përfundoi pas disa minutash, ndërsa gjatë ndërhyrjes ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.
Verifikimet e kryera më pas treguan se 40-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
"Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari kapet te sheshi “ëWlson”, si rezultat i ndjekjes policore.
Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë.
Sekuestrohen automjeti tip “Volksëagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.
Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Efekti”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje