TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2026, 11:52

Kultivuan parcela me kanabis, arrestohet dy të rinj në Librazhd 

Shkruar nga Pamfleti

Kultivuan parcela me kanabis, arrestohet dy të rinj në Librazhd 

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Librazhd, pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike në fshatin Xhyrë. Bëhet fjalë për dy të rinj, të cilët sipas hetimeve kishin ngritur parcela në një zonë të pyllëzuar të kësaj njësie.

Gjatë kontrollit në terren, efektivët konstatuan se të dyshuarit kishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të vendosur në platforma polistiroli, metodë e përdorur për rritjen dhe zhvendosjen e lehtë të bimëve. 24 dhe 26-vjeçari u kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar të këtij fshati, ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”.

Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë.

Ata u kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar të këtij fshati, ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit anticannabis “Faza e parë”, vijojnë”, njofton policia.

 

parcela me kanabis

Lini një Përgjigje