TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2026, 13:27

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti, arrestohet 23-vjeçari në Kamëz 

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti, arrestohet

Një konflikt i ndodhur më 17 prill në zonën e Kamzës ka çuar në arrestimin e një 23-vjeçari nga Policia e Tiranës, i dyshuar për përdorim të armës së zjarrit gjatë përplasjes. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku disa persona janë përfshirë në sherr.

Sipas hetimeve paraprake, i riu ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, duke synuar të kërcënojë një nga personat e përfshirë dhe një tjetër që ka ndërhyrë për të ndalur përplasjen. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj pronarit të lokalit për moskallëzim krimi, ndërsa janë shpallur në kërkim pesë persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në konflikt.

Operacioni për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe gjetjen e armës së përdorur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit”, njofton policia.

arrestim arme zjarri

Lini një Përgjigje