Në orët e para të mëngjesit, një automjet i parkuar është djegur plotësisht në qytetin e Kukësit, ndërsa flakët kanë prekur edhe dy mjete të tjera pranë tij.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, ku ka rënë zjarr në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.
Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa dy automjete të tjera të parkuara afër kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë një version përfundimtar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe të tjera aksidentale.
"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve", njofton policia.
Lini një Përgjigje