Zbardhen identitet e dy personave të plagosur nga shpërthimi i një granate në fshatin Mamaj, në Tepelenë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Lisjen Shehu dhe 28-vjeçarin Xhuljano Sala të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve pas ngjarjes së rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se incidenti ka ndodhur në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin lëndë shpërthyese. Raportohet se, një 28-vjeçar ka qenë në një kasolle ku mbaheshin granata, ndërsa njëra prej tyre ka shpërthyer në dorën e tij. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime shumë të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart.
I riu është transportuar fillimisht drejt spitalit dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i ri 28-vjeçari Xhuljano Sala, i cili ka pësuar dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Ai ndodhet në gjendje të rënduar në spitalin e Gjirokastrës dhe pritet të transferohet drejt kryeqytetit.
Ngjarja ka vënë në lëvizje policinë dhe strukturat hetimore, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e rrethanat dhe për të përcaktuar origjinën e lëndës shpërthyese. Dyshohet se granatat ndodheshin në mënyrë të paligjshme në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e shpërthimit.
“Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje