
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në bashkinë e Tepelenës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një granate.
Sipas të dhënave paraprake, një 27-vjeçar ndodhej në një kasolle ku dyshohet se ruheshin granata, kur njëra prej tyre ka shpërthyer në dorën e tij.
Si pasojë, ai ka pësuar plagë shumë të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart. Fillimisht është dërguar në spitalin më të afërt dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Nga shpërthimi është plagosur edhe një tjetër i ri, rreth 20 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Ai ndodhet në gjendje të rënduar në spitalin e Gjirokastrës dhe pritet të transferohet gjithashtu në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e incidentit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Lini një Përgjigje