Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e 20 prillit 2026 në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë humbi jetën një 39-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, ndërsa automjeti ku udhëtonin dy persona dyshohet se doli nga rruga. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit humbi jetën në vend, ndërsa pasagjeri mbeti i plagosur dhe u transportua në spital.
“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje