
Tre shqiptarë me banim në Mantovë u arrestuan të martën, më 21 prill, për trafik droge nga policia italiane e Trevizos dhe Mantovës, në një operacion të koordinuar nga Prokuroria e Trevizos.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 150 kilogramë kokainë. I pari që u arrestua, në zonën e Trevizos, ishte një 48-vjeçar shqiptar, në automjetin e të cilit u gjetën 20 kilogramë kokainë dhe rreth gjysmë kilogrami kanabis, të fshehura në një ndarje që hapej me mekanizëm elektromagnetik poshtë sediljeve të përparme.
Hetimet e agjentëve, të cilët kishin ndjekur aktivitetin e shitjes së drogës, çuan më pas në identifikimin dhe gjurmimin e dy personave të tjerë, banorë të Mantovës. Kontrolli në banesat e S. E., 31 vjeç, dhe K. M., 34 vjeç, të dy shqiptarë, zbuloi nën shtratin e 31-vjeçarit edhe 122 pako të tjera me kokainë, duke e çuar sasinë totale në rreth 150 kilogramë. Gjithashtu u sekuestruan rreth 55 mijë euro para në cash.
Policia kontrolloi edhe automjetet e dy të arrestuarve, ku konstatoi se të dy kishin ndarje të posaçme të fshehta për transportimin e drogës.
Arrestimet në Mantovë lidhen me një hetim të mëparshëm, i cili çoi më 3 prill në arrestimin e një shtetasi me inicialet D. A. pranë stacionit të trenit San Trovaso di Preganziol, në Treviso. Në bagazhin e makinës së tij u gjetën gjashtë pako me rreth 7 kilogramë kokainë. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në burgun e Trevisos.
Normal kto vk e lagjes Dubai qe kte bojn sikur vriten anej bohen komshi ka shku kilja kokes si kilja hashashit, at qe boni shqiptari se boni dot shteti italion 40 vjet luft kunder mafias shkun kto barbonat ton e cun cmimin si me shit fiq, falimentoi mafia italis, e pastaj mushin burgjet se lek gopin e nones kan me bo vetem burgu i pret.