
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Soni Latifaj.
Raprtohet se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të qarta, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin dritë lidhur me shkaqet dhe personat e përfshirë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes. Nuk dihet nëse konflikti ka qenë i çastit apo lidhet me rrethana të tjera të mëparshme.
Lini një Përgjigje