TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2026, 21:13

Të shtëna me armë në Memaliaj, një i vdekur dhe një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë në Memaliaj, një i vdekur dhe
Foto ilustruese

Krimi ka ndodhur pas një sherri. Autori ka plagosur me armë edhe vëllanë e tij, teksa më pas është largur me automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj të Tepelenës, pasi një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një sherri me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, 30 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe D. N., 25 vjeç, vëllai i autorit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes disa personave, i cili më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e armës. Dyshohet se autori, i identifikuar si Daniel Nela, 29-vjeç ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës. Por duket se plumbat kanë kapur dhe vëllanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Krimi ka ndodhur në afërsi të qendrës së Memaliajt, përpara një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet S.K. Menjëherë pas ngjarjes, kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij”, njofton policia.

Sipas saj, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lini një Përgjigje