
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas policisë, bëhet me dije se rreth orës 20:50, dyshohet se pas një konflikti, 29-vjeçari Daniel Nela ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Gjatë ngjarjes, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi me incialet D.N., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se, menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i krimit me automjet, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.
"Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje