
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, pasi kthyen një banesë të marrë me qira në një ambient për përpunim dhe shpërndarje droge.
Operacioni i koduar “Target Group”, çoi në arrestimin në flagrancë të N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në lagjen “Manush Alimani” me doza kokaine dhe Cannabis Sativa, të cilat, i mbanin për shitje, kryesisht tek moshat e reja.
Gjithashtu u shpall në kërkim një 23-vjeçar, i cili kishte marrë me qira ambientin ku zhvillohej aktiviteti. Sipas të dhënave të hetimit, banesa nuk përdorej për banim, por për fshehjen e lëndës narkotike dhe ndarjen e saj në doza të gatshme për treg.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi kokainë dhe Cannabis Sativa të ndara në doza, qese farmaceutike për paketim, 5 peshore elektronike, 2 celularë, një shkop metalik, një motomjet dhe një shumë parash të dyshuar si e përfituar nga shitja.
"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Zbulohet një ambient i marrë me qira,ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatiteje për shitje.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Target Group”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas kishte marrë me qira një ambient në lagjen “Manush Alimani”, ku, bashkë me dy shtetasit e arrestuar, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.
Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore", njofton policia.
Lini një Përgjigje