TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 07:40

Nga sherri te përdorimi i armës, si ndodhi krimi në Memaliaj; vëllai i autorit në gjendje të rëndë pas 4 plumbave

Shkruar nga Pamfleti
Nga sherri te përdorimi i armës, si ndodhi krimi në Memaliaj;
Pamje nga vendngjarja dhe viktima

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tij dhe 29-vjeçarit Donaldo Nela...

Të shtëna me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, duke lënë një viktimë dhe një të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tij dhe 29-vjeçarit Donaldo Nela, konflikt i cili, sipas burimeve, mund të ketë qenë i hershëm dhe ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Nga sherri te përdorimi i armës, si ndodhi krimi në Memaliaj;
Viktima Endri Goxhaj

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Dario Nela, në rrethana ende të paqarta. Ai është transportuar në spital dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, pasi ka marrë katër plumba: dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

"Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", thuhej në njoftimin e policisë.

 

1 Komente

  1. n
    nardi

    cfare te themi,mendimi im eshte qe shteti te na lejoj te mbajm te gjithe PISTOLETA se keshtu nuk do kete me te FORTE.se keta qe kane arme jane te FORTE ne qe skena LEGENA.atehere te fortet jane,GANGSTERET POLICET SHIKASIT PROKURORET GJYQTQRET GARDISTET TRUPROJAT DREJTORET USHTRIA dhe disa te tjere,keta kane pistoleta kush nuk ka POPULLI qe i bie eshte LEGEN PLEHRE i pa mbrojtur se ata me siper i mbron PISTOLETA

    Lini një Përgjigje