TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2023, 15:38

Intervista te “Kathimerini”, Athina nuk bindet nga Rama; tjetër ultimatum për lirimin e Belerit!

Shkruar nga Pamfleti
Intervista te “Kathimerini”, Athina nuk bindet nga Rama; tjetër
Rama dhe Beleri

Intervista e dhënë nga kryeministri Edi Rama për “Kathimerinin” nuk i ka kënaqur aspak grekët. Rama dha sinjale se nuk do ta zëvendësojë Belerin në rast se nuk kryen betimin brenda 30 ditësh, sikudër e përcakton ligji, duke e bërë të qartë se mund të presë vendimin final nga gjykata.

Mirëpo për Athinën asgjë nga këto nuk ka vlerë, pasi ata duan që Beleri të marrë detyrën sa më shpejt. Deklarata u bë nga zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.

Qëndrimi i qeverisë greke që në momentin e parë ka qenë i prerë dhe i panegociueshëm për këtë çështje. Fredi Beleris është një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili pas këtij vendimi të qytetarëve duhet të bëjë betimin. Dhe kjo është arsyeja pse i kërkojmë Shqipërisë të respektojë rregullat elementare të shtetit ligjor, rregullat elementare evropiane dhe presim veprime”, tha ai.

Kryeministri në intervistë u tregu i butë përballë grekëve, por duket se këta të fundit nuk negociojnë. Rama u shpreh se ka porositur juristë qa të hartojnë një opinion se si do të veprohet.

Sipas ligjit tonë, nëse një person i zgjedhur nuk paraqitet për bërjen e betimit për çfarëdo arsye, nuk është e përcaktuar, pra, kur nuk paraqitet për t’u betuar brenda 90 ditëve, i takon qeverisë të veprojë duke shkarkuar personin dhe duke vendosur një kujdestar në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, të cilat shpallen nga Presidenti. Iu kam kërkuar juristëve të mi të përgatisin një opinion dhe nuk e di cili do të jetë. Instinkti im apo reagimi im i parë është se, ndoshta, do të na duhet të presim procesin gjyqësor, derisa të provohet nëse ai është fajtor apo i pafajshëm”, theksoi z. Rama.

Sot pati një intervistë dhe nga Fredi Beleri, i cili sulmoi fort Ramën. Sipas tij, ishte një intervistë vetëkënaqësie. Po ashtu tha se Rama në 12 ditë ka dalë 4 herë për të folur për arrestimin e tij.

 

rama beleri

Lini një Përgjigje