TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2023, 12:14

Rama mbron aferën 100 mln euroshe: Hetimi i SPAK nuk e zbeh suksesin e “Sterilizimit"!

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbron aferën 100 mln euroshe: Hetimi i SPAK nuk e zbeh suksesin e
Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’


Kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, në njërin nga 17 centralet e sterilizmit, koncesion i shumë diskutuar, për të cilin SPAK ka arrestuar ish-zv ministrin e Shëndetësisë si dhe biznesmenin që fitoi tenderin Ilir Rrapaj.

Kreu i qeverisë, tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore.

Rama tha se hetimi i SPAK për abuzime të mundshme në procesin e PPP-së, nuk cenin suksesin e kësaj nisme, e shtoi se hetimi siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”- theksoi Rama.

sterilizimi rama spak

Lini një Përgjigje