Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë një vizitë te spitali "Shefqet Ndroqi", nga ku tha se sterilizimi ishte një sukses i qeverisë së tij.
Rama i dërgojë sinjale direkt ndaj SPAK, që të mos prekë Ilir Beqajn, kreun e aferës së sterilizimit.
"Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët,” tha Rama.
Ndërkohë nga ana tjetër mjekët e përcollën kryeministrin nga spitali me një merak, rritjen e rrogave për bluzat e bardha.
“Aman mos harro rritjen e rrogave”- i tha një prej mjekëve kreut të qeverisë teksa po i jepte dorën në fund të inspektimit.
Koment ky, të cilin Rama e pasoi duke theksuar se: “Po jo more, çfarë është kjo. Rritja e rrogave vazhdon. Ku do të shkojmë ne pa atë, e kemi thënë. Ne do ta bëjmë rrogën për mjekët dhe infermierët që po ta llogarisësh çfarë ngel në fund, të ngelet sa në Gjermani. Sepse ata e kanë më të lartë, por ndërkohë taksat, sigurimet, këto e ato, bëjnë të vetën… Është punë e bërë kjo, nuk diskutohet.”
Lini një Përgjigje