TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2023, 15:11

Nga afera e inceneratorëve te bujqësia e sterilizimi, Tabaku: Nuk heqim dorë nga denoncimet

Shkruar nga Pamfleti

Nga afera e inceneratorëve te bujqësia e sterilizimi, Tabaku: Nuk

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka vlerësuar punën e SPAK për hetimet për inceneratorët si dhe për koncesionin e sterilizimit. Tabaku u shpreh se nuk do të ndalojë së denoncuari abuzimet dhe korrupsionin në vend.

“Këtu bëhet fjalë për individë që erdhën me duar në xhepa dhe kishin lidhje me qeveritarë dhe që në mënyrë abuzive kanë ngritur një shtet të tërë në këmbë. Duhet të ketë edhe përgjegjësi ligjore, por edhe politikë”, tha Tabaku.

Lidhur me menaxhimin e fondeve të BE, Tabaku shtoi se ka akuza shumë të rënda dhe se kjo mbetet një njollë shumë e rëndë për Shqipërinë.

“Njolla në fondet IPARD është një njollë për Shqipërinë dhe për t’u rikuperuar, kjo nuk është diçka e lehtë. Mendoj që shqiptarët e meritojnë që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare. Deklaratat e kryeministrit i kam ndjekur me trishtim teksa është shprehur se nuk ka rëndësi tani më pasi procesi u hap, por ne duhet të vrapojmë. Ndërsa për Samitin e Berlinit për fondet, mendoj që do të jetë një proces tjetër, por shpresoj që qeveria shqiptare të ketë mësuar se askush nuk të jep asgjë dhe se duhet t’i fitosh”, tha Tabaku.

jorida tabaku spak inceneratoret denoncime

Lini një Përgjigje