TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2026, 16:42

Shkelja e të drejtave të njeriut, BE-ja zgjat sanksionet ndaj Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Shkelja e të drejtave të njeriut, BE-ja zgjat sanksionet ndaj Iranit

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se masat kufizuese të bllokut kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran janë zgjatur me 1 vit, deri më 13 prill 2027.

Këto masa përbëhen nga një ndalim udhëtimi dhe një ngrirje të aseteve, si dhe një ndalim të eksporteve në Iran të pajisjeve që mund të përdoren për shtypje të brendshme dhe të pajisjeve për monitorimin e telekomunikacionit”, thuhet në një deklaratë të organit legjislativ të BE-së.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se qytetarët dhe kompanitë e BE-së ndalohen të vënë në dispozicion fonde për individët dhe subjektet e listuara, duke shtuar se lista përfshin një total prej 262 individësh dhe 53 subjektesh pasi një individ i ndjerë është hequr prej saj.

BE-ja prezantoi për herë të parë një regjim sanksionesh për abuzime dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran në vitin 2011, dhe e ka zgjatur atë që atëherë çdo vit.

irani be sanksione

Lini një Përgjigje