TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2023, 16:14

Poçetino skicon “listën e zezë”, trajneri i ri i Çelsit merr vendimin për Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti

Poçetino skicon “listën e zezë”, trajneri i ri i

Mauricio Poçetino u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Çelsit, ndërsa detyra e tij e parë është të shfryjë një grup të mbipopulluar me plot 39 lojtarë. Blutë janë jashtë Evropës, një fakt që ia bën më të lehtë punën trajnerit, pasi objektivi i tij i vetëm është të rikthejë Çelsin mes katër ekipeve më të mira në Premier Ligë.

Duke qendruar te lojtarët që priten të largohen, mediat kanë zbuluar listën në dalje të skicuar nga Poçetino. I pari që pritet të largohet nga Londra është N’Golo Kante me mesfushorin francez që i përfundon kontrata në vitin 2024. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Mejzën Maunt, Kristian Pulisiç dhe Hakim Zijesh, të tre janë futur në vitin që i përfundon kontrata.

Me “valixhe në duar” janë edhe lojtarë të cilët pavarësisht se janë nën kontratë mund të largohen që në verë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e Poçetinos. Në këtë listë është i përfshirë edhe Armando Broja që me sa duket nuk pëlqehet nga trajneri i ri. Sulmuesi kuqezi ka një kontratë të vlefshme me Çelsin deri në vitin 2027, ndërsa vijon fazën e rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në gju.

mauricio poçetino trajneri i ri i çelsit armando broja

Lini një Përgjigje