TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2023, 20:38

“Messi do të luaj mesfushor”, Xavi bën tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë për rikthimin e “Pleshtit”

Shkruar nga Pamfleti

“Messi do të luaj mesfushor”, Xavi bën tifozët e

Që nga largimi i tij, katalanasit kanë ëndërruar për një rikthim. Por kohët e fundit, sidomos këtë sezon ëndrra duket se po bëhet realitet dhe "pleshti" duket shumë pranë një rikthimi të bujshëm te Barcelona, e mesa duket një gjë të tillë e pëlqen shumë dhe trajneri Xavi, i cili e ka shprehur disa herë këtë gjë.

Ajo që rriti shpresat ishte në një intervistë e dhënë për mediat spanjolle nga Xavi, i cili foli për mundësinë e rikthimit të Messi te Barcelona, si dhe është shprehur se tashmë ai mund të luajë dhe si mesfushor, duke zbuluar kështu një “ndryshim” që mund ta presë “pleshtin” në “Camp Nou”.

Leo mund të luaj në role dhe pozicione të ndryshme sulmues i fshehur, anësor ose më shumë brenda fushës, madje edhe playmaker për të bërë pasimin e fundit. Tani ai pothuajse është bërë mesfushor dhe ndoshta ai ka humbur pak eksplozivitetin, por në Kupën e Botës pamë një Messi të jashtëzakonshëm. Për mua, ai ka ende vite në një nivel të lartë përpara tij, nuk kam dyshim se do të ndihmonte”, u shpreh tekniku Xavi.

messi barcelona rikthimi

Lini një Përgjigje