
Milani ia ka dalë të sigurojë biletën për në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm falë një fitoreje minimale 1-0 në fushën e Juventusit.
Një gol i Olivier Zhiru në fundin e pjesës së parë të sfidës, bëri të mundur që kuqezinjtë të siguronin këtë sukses, përballë vendasve të cilët bënë pak për të rrezikuar portën e Menjo, i vëmendshëm në çdo goditje drejt tij.
Kështu, në fund të 90 minutave, Milani siguroi garancinë matematikore që do të ishte në turneun më të rëndësishëm për klube edhe në edicionin e ardhshëm, teksa la Juventusin në vendin e 7 në klasifikimin e Serisë A.
Lini një Përgjigje