TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2026, 07:19

Temperatura të larta në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta në të gjithë vendin, ja si parashikohet

Ditën e martë, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të nxehtë dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa herë pas here priten vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet atmosferike.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe përgjatë luginave, herë pas here era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 14 metra në sekondë.

Ndërkohë, deti do të paraqitet i qetë deri mesatarisht i valëzuar, me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë.

moti

Lini një Përgjigje