
Premier Liga mbylli sezonin 2022-2023 me plot surpriza në javën e fundit, duke plotësuar të gjitha verdiktet e mbetura.
Kampionët e Mançester Sitit e mbyllën me disfatë 1-0 ndaj Brentfordit në transfertë, ndërsa Arsenali i vendit të dytë dominoi 5-0 Ullvërhemptonin.
Mançester Junajtid siguroi vendin e tretë pas fitores me përmbysje ndaj Fulhamit, ndërsa Njukasëlli barazoi 1-1 me Çelsin.
Një barazim spektakolar ishte ai mes Sauthemptonit dhe Liverpulit me rezultatin 4-4, ndërsa Aston Vila siguroi Ligën e Konferencës, pasi mundi 2-1 Brajtonin.
Totenhemi dhe pse mundi Lidsin, nuk arriti dot të siguronte Europën, ndërsa skuadra e Sem Allërdajs do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu në Championship do të luajnë dhe kampionët e vitit 2016, Leistëri, i cili dhe pse mundi Uest Hemin 2-1 në shtëpi, nuk i mjaftoi pasi Evertoni fitoi 1-0 ndaj Bërnmuthit.


Lini një Përgjigje