TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2023, 21:18

Barcelona thyen pastër Majorkën e Muriqi, Espanjoli i Bares bie zyrtarisht nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona thyen pastër Majorkën e Muriqi, Espanjoli i Bares bie

Pas dy humbjesh radhazi, Barcelona, e cila ka fituar kampionatin, ka mundur me shifrat 3-0 Majorkën.

Ansu Fati ishte protagonisti absolut në pjesën e parë me dy gola. Skuadra nga Majorka komplikoi shumë gjërat, teksa Ndiaje doli me karton të kuq në minutën e 14. 

Muriqi me shokë nuk dolën dot në lojën e tyre dhe pësuan golin e 3 me Gavin në minutën e 70. Katalanasit mbyllin kampionatin ndaj Selta Vigos në transfertë. Majorka pret Vajekanon në shtëpi, pas pak ditësh. 

Ndërkohë një mbrëmje pafat rezultoi për Espanjolin e Keidi Bares, që me golin e pësuar në minutën 90+3 ndaj Valencias preu zyrtarisht biletën për në La Liga 2. Skuadra e mesfushorit shqiptar ishte duke fituar me rezultatin 1-2, ndërkohë që Lino shënoi për Valencian në frymën e fundit, duke dërguar Espanjolin një kategori më poshtë.  

Për sa i përket zonës Champions, nuk ka më dilema, teksa të katërta biletat u plotësuan nga Barcelona, Reali i Madridit, Atletiko e Madridit dhe Real Sosiedad.  

Ndërkohë dilema e vetme dhe më enigmatike pritet të jetë për sa i përket skuadrës që do të shoqërojë Elçen dhe Espanjolin në kategorinë e dytë. Kjo do të zbulohet në javën e fundit të La Ligës. 

Barcelona thyen pastër Majorkën e Muriqi, Espanjoli i Bares bie

Barcelona thyen pastër Majorkën e Muriqi, Espanjoli i Bares bie

barcelona la liga majorka

Lini një Përgjigje