Një vatër zjarri shpërtheu pasditen e kësaj të marte në një sipërfaqe toke pranë unazës jugore të Elbasanit, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.
Gjatë operacionit për izolimin e flakëve, efektivët kanë dëgjuar disa shpërthime, që sipas informacioneve paraprake ngjanin me plasjen e fishekëve. Burimi i tyre ende nuk është përcaktuar.
Në vendngjarje ndodhen edhe forca të Policisë së Shtetit, të cilat kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik për qytetarët, ndërsa po kryejnë verifikime për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa hetimet për shkaqet e shpërthimit të flakëve janë në vazhdim.
Lini një Përgjigje