TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2023, 15:44

“Valsi i fundit” i Superligës shqiptare/ Nga titulli kampion, Evropa e deri te mbijetesa, sot luhet gjithçka!

Shkruar nga Pamfleti

“Valsi i fundit” i Superligës shqiptare/ Nga titulli kampion,

Sot zhvillohet java e 36-të dhe e fundit e Superligës shqiptare të futbollit. Duke nisur nga ora 16:00 do të zhvillohen pesë duele. Gjithçka luhet sonte, nga titulli kampion, Evropa e deri te mbijetesa.

Sytë janë te Partizani dhe Tirana të cilat kryesojnë me nga 64 pikë Superligën, me "Demat" e Colellas që janë në vendin e parë falë ndeshjeve direkte. Në "Arenën e Demave", Partizani luan me Teutën, ndërsa në "Niko Dovana" në Durrës, Erzeni pret Tiranën.

Ndonëse Partizani e ka në dorë vetë fatin e titullit, Tirana nga ana tjetër “lutet” që Teuta t’i asistojë “yllin” e tretë në bluzë. Gjithçka është e hapur dhe mbetet për tu parë pasi Teuta kërkon një fitore përballë për të mos rrezikuar Evropën. Nga ana tjetër Erzeni kërkon mbijetesën në ndeshjen e fundit përballë Tiranës.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Bylis luan me Vllazninë, Egnatia me Kukësin dhe Laçi me Kastriotin.

superliga shqiptare

Lini një Përgjigje