
Klonimi i kafshëve në Kinë nuk është më vetëm pjesë e kërkimeve shkencore, por është shndërruar në një industri fitimprurëse që po rritet nga viti në vit. Kompanitë ofrojnë shërbime për pronarët e qenve dhe maceve që duan të krijojnë një kopje gjenetike të kafshës së tyre pas vdekjes, ndërsa shteti po investon paralelisht në projekte për ruajtjen e specieve të rrezikuara.
Sipas të dhënave të China Pet Industry White Paper, gjatë vitit 2024 në Kinë kishte rreth 124 milionë qen dhe mace shtëpiake, ndërsa tregu i kafshëve shoqëruese kaloi vlerën e 300 miliardë juanëve, ose më shumë se 40 miliardë dollarë. Brenda këtij tregu, klonimi po fiton gjithnjë e më shumë terren, megjithëse kostoja mbetet shumë e lartë.
Për të klonuar një qen ose mace, pronarët duhet të paguajnë nga 150.000 deri në 380.000 juanë (rreth 21.000-52.000 dollarë). Pavarësisht çmimit, kërkesa vazhdon të rritet, e nxitur nga lidhja e fortë emocionale mes njerëzve dhe kafshëve të tyre, si edhe nga premtimet e kompanive se mund të ruhet trashëgimia gjenetike e kafshës së humbur.
Por ambiciet e Kinës shkojnë përtej tregut të kafshëve shtëpiake. Sipas CNN, autoritetet kineze po investojnë miliona dollarë në programe klonimi për ruajtjen dhe përmirësimin e specieve të rralla. Një nga projektet më të rëndësishme është ai për klonimin e jakut tibetian, ku në vitin 2025 u krijua kloni i parë, ndërsa objektivi është të prodhohen mbi 100 kafshë të përzgjedhura gjenetikisht deri në vitin 2028.
Qëllimi i projektit është rritja e fertilitetit, rezistencës ndaj sëmundjeve dhe cilësisë gjenetike të jakëve, të cilët janë jetikë për ekonominë e rajoneve malore të Tibetit, pasi përdoren për mish, qumësht, lesh dhe transport. Shkencëtarët shpresojnë që e njëjta teknologji të ndihmojë edhe në mbrojtjen e jakut të egër të artë, një nënlloj shumë i rrallë.
Megjithatë, projekti është shoqëruar me kritika për mungesën e transparencës. Deri më tani nuk janë bërë publike të dhëna mbi numrin e embrioneve të dështuara, abortet apo ndikimin te nënat surrogate që përdoren gjatë procesit të klonimit.
Teknologjia funksionon duke marrë qeliza nga lëkura e kafshës origjinale. Materiali gjenetik vendoset në një vezë të cilës i është hequr ADN-ja dhe embrioni implantohet në një nënë surrogate. Kafsha që lind ka pothuajse të njëjtin material gjenetik me origjinalen, por ekspertët sqarojnë se karakteri dhe sjellja nuk mund të kopjohen, pasi formohen edhe nga mjedisi dhe përvojat e jetës.
Edhe pse kompanitë pretendojnë se klonet gëzojnë shëndet normal dhe jetëgjatësi të zakonshme, nuk kanë munguar rastet e klientëve që kanë raportuar probleme shëndetësore ose dallime të dukshme në sjellje. Në disa raste janë regjistruar edhe klone me gjini të ndryshme nga kafsha origjinale ose me sëmundje kronike.
Pikërisht këto raste kanë rindezur debatin etik. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve kundërshtojnë përdorimin e nënave surrogate dhe procedurat e përsëritura të implantimit, ndërsa bioetikët argumentojnë se klonimi nuk mund të zëvendësojë lidhjen emocionale me një kafshë të humbur. Ata kërkojnë rregulla më të forta, transparencë mbi normat e suksesit dhe kontrolle të pavarura për këtë industri.
Pavarësisht kritikave, Kina vazhdon të investojë fuqishëm në klonimin e kafshëve, duke e konsideruar atë si një teknologji me potencial për zhvillimin e blegtorisë, ruajtjen e biodiversitetit dhe avancimin e mjekësisë veterinare.
Ja kane terezine, duhet kujdes per kafshet, sa per kineze ka sa te duash.
I kuptojme njerezit, ne " dashurine e tyre per kafshet"!. Once upon a time in America, fillon perralla ku shoqeria njerezore filloi te kufizonte marredhenjet e saj sociale ne familje, kjo,per shkak te traumave njerezore dhe financiare. Ketu filloi te shfaqej " njeriu antisocial", qe afeksionin dhe ndjenjat e tij ja perkushtoi kafsheve. Dhe pikerisht ne kete kohe filloi biznesi i kafsheve, per ta shtrydhur mire " njeriun antisocial"... POST SCRIPTUM: Per klonimet," I' m sorry", ligjet e etikes profesionale dhe supreme court thote shprehimisht qarte, jane te ndaluara dhe denueshme me capital punishment..!!!