
Partizani është shpallur kampion i Superligës shqiptare për të 17-ën herë, pas fitores 2-0 në javën e fundit të kampionatit përballë Teutës e cila humbi biletën për në Evropë.
Tirana nga ana tjetër bëri detyrën duke fituar 1-2 përballë Erzenit i cili automatikisht ra nga kategoria. Por për fat të keq, gara për titullin nuk ishte në duart e tyre dhe Partizani u kujdes që të mos i linte asgjë fatit. Edhe pse me pikë të barabarta, Partizani ngriti titullin pasi në ndeshjet direkte kishte bilanc pozitiv përballë Tiranës.
Kukësi nga ana tjetër siguroi mbijetesën, pas fitores minimale përballë Egnatias e cila kishte siguruar një vend për në kualifikueset e Evropës.
Vllaznia gjithashtu përfitoi nga humbja e Teutës, pasi me fitoren 1-2 përballë Bylisit që kishte siguruar matematikisht rënien nga kategoria, arriti të pres biletën për një vend për në kupat e Evropës.
Laçi nga ana tjetër mori një fitore të pastër 3-0 përballë Kastriotit, i cili nuk kishte për çfarë të luftonte pasi ishte në vendin e fundit të tabelës.

Lini një Përgjigje