
Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore, ku golat dhe emocionet nuk kanë munguar.
Partizani aktualisht është duke triumfuar me rezultatin 1-0, me golit Rrapajt, duke prekur kështu me një dorë titullin.
Nga ana tjetër, Tirana kaloi në kryesim me Haxhiun, por festa zgjati shumë pak pasi Erzeni barazoi menjëherë shifrat.
Bylisi dhe Vllaznia e kanë mbyllur sekuencën e parë në barazimin 1-1. Laçi ndërkohë është duke kryesuar me shifrat minimale 1-0 ndaj Kastriotit.
Egnatia dhe Kukësi është e vetmja sfidë që ende nuk është zhbllokuar.
Lini një Përgjigje