TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2026, 16:54

Zbardhet axhenda e mbledhjes së PS në Pallatin e Brigadave, Rama mban në ankth ministrat

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet axhenda e mbledhjes së PS në Pallatin e Brigadave, Rama mban
Mbledhjet e PS në Pallatin e Brigadave

Mbledhja e së premtes ka një axhendë zyrtare të fokusuar te bilancet e Kuvendit dhe grupit parlamentar, por vëmendja është përqendruar te mundësia e një riformatimi të kabinetit për shkak të protestave...

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë këtë të premte, më 24 korrik, një mbledhje të zgjeruar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar pritshmëritë për lëvizje të mundshme në qeveri.

Sipas axhendës, mbledhja do të nisë në orën 09:30 me fjalën hapëse të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë bilancin e drejtimit të Kuvendit, përfshirë futjen e teknologjisë dhe projektin për godinën e re të Parlamentit.

Më pas, Taulant Balla do të prezantojë bilancin e drejtimit të grupit parlamentar dhe aktivizimin e deputetëve. Për secilin diskutim është parashikuar një kohë prej jo më shumë se dy minutash për çdo folës. Ajo që bie në sy është se Rama vijon ta masë punën e deputetëve nga celulari. Pra nëse shihet axhenda do të shihet puna “on dhe “off line”. Pra do tu kërkohet llogari se pse kanë bërë pak share dhe like në rrjetet sociale. 

Zbardhet axhenda e mbledhjes së PS në Pallatin e Brigadave, Rama mban

Takimi do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të bëjë një analizë të vitit të parë të mandatit të tij të katërt.

Megjithatë, pavarësisht axhendës zyrtare, vëmendja është përqendruar te mundësia e një riformatimi të kabinetit qeveritar, si një manovër për të ulur efektin e protestave.

Kjo edhe për faktin se ndryshimet e fundit në qeveri, më 27 shkurt, u njoftuan pikërisht në fund të një mbledhjeje të ngjashme të grupit parlamentar, e cila kishte një rend dite të paracaktuar, por që u mbyll me shpalljen e emrave të rinj në kabinet nga kryeministri Rama.

Pikëpyetjet janë shtuar edhe pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që deputetët socialistë të mos largohen nga Tirana deri më 27 korrik, pa dhënë një shpjegim publik për këtë vendim.

Lajmi për mbledhjen u bë publik një ditë më parë. Ky zhvillim është interpretuar si një sinjal se kryeministri mund të jetë duke përgatitur ndryshime në qeveri, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që më 27 korrik të thirret edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të votuar emra të rinj në kabinet.

Qytetarët sot mbajnë protestën e 52-të kundër qeverisë dhe prej ditësh janë shtuar zërat se Edi Rama do të "reflektojë", duke riformatuar kabinetin dhe duke ndryshuar mënyrën e qeverisjes. Qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit, arrogancës, oligarkisë dhe gjithë skandaleve të kësaj qeverie. Dhe në korridoret e PS-së flitet se Rama mund të reformojë kabinetin, duke tentuar të zbusë pakënaqësinë qytetare. Pra, ministrat do të jenë në ankth deri të premten. /Pamfleti



grupi i ps qeveri rama

1 Komente

  1. v
    vk

    Ky plera pse ne Pallatinn e Brigadave?! Ka protokoll ky mut shtet apo tribu!!!

    Lini një Përgjigje